“Shqipëria do të çlirohet nga grupi kriminal”, Këlliçi: Do prezantojmë programin me të cilin do fitojmë në 2025

5 months ago 17
Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Gjatë takimit Këlliçi tha se në ditët në vijim do të shpaloset programi me të cilin do të fitohen zgjedhjet në vitin 2025.

Më tej ai shtoi se Shqipëria do të çlirohet nga grupi kriminal nga i cili qeveriset.

“Propozimi i bërë nga Bardhi ku dorëzoi projektligjin për rritjen e pensioneve me 2300 euro. I detyrohemi prindërve tanë.
Në vijim do dëgjoni programin me të cilin do fitojmë në 2025. Ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article