Shqipëria në SEPA, eksperti shpjegon në “7pa5” cilat janë përfitimet: 14 milionë euro kursim

8 months ago 39
Reklamë

Shqipëria pritet të bëhrt së shpejti pjesë e SEPA, ose Tregu Unik Europian i Pagesave, që do të mundësojë dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa me tarifa më të ulëta.

Lidhur me këtë çështje në emisionin “7pa5” ka qenë i ftuar eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli.

Ai ka shpjeguar se pjesëmarrja në këtë sistem do të sjellë mjaft lehtësi dhe do të kursejë 14 milionë euro.

Çoçoli shpjegoi gjithashtu se me këtë sistem dërgimi apo tërheqja e parave mund të bëhen brenda ditës.

“Është një sistem që i lejon vendet e BE dhe disa vende të tjera, janë 5 mikroshgtete të Europës Perëndimore që pagesat ndërkufitare të kryhen njëlloj sikur të ishin brenda vendit.

Topi është në fushën tonë. Ne duhet të jemi të mirëpërgatitur të bëjmë atë kërkeësë profesionale të futemi në SEPA. Kjo është formuar në 2008. Vendeve të ndryshme të BE iu është dukur se pagesat krahas kohës ndërkufitare vonoheshin ose kishin prani shumë të lartë dhe kjo nuk u interesonte dhe donin të liebralizonin transaksionet bankare. I thonë 14 milionë euro në kursim. Kemi dhjetëra familje që bazë kryesore kanë të ardhurat nga jashtë.

Sfida qëndron që këtë kërkesë ta bëjmë sa më shpejt, Banka Qendrore ka filuar këtë punë që para se KE të na e ofronte.

Me ligj do njëfarë periudhe kohe, sa nuk e dimë, sepse janë disa ushte që duhet të plotësohen. Në dimë që strukturat tona bankare janë të përgatitura për të hyrë”, tha Çoçoli. /vizionplus.tv

Read Entire Article