Shqipëria pa kombëtare volejbolli: Problem, pagesat skandaloze të trajnerevë dhe sportistët e huaj

2 months ago 23

Dikur një nga sportet më masive dhe me rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare, sot një sport ku Shqipëria nuk përfaqësohet më as me ekipe kombëtare tek ekipi i parë. Volejbolli shqiptar përballet prej vitesh me sfida të mëdha deri në kufijtë e mbijetesës.  Drejtuesit e klubeve shumësportëshe në kryeqytet por edhe në rrethe që kanë pasur goxha traditë në lojërat me dorë thonë se kushtet dhe pagesat skandaloze të trajnereve të kualifikuar janë arsye madhore pse volejbolli veçanërisht dhe basketbolli preferohen gjithjë e më pak nga të rinjve dhe të rejat.

“Duhet të ndryshojmë konceptin e të bërit sport. Nuk mund të vazhdojmë më me këto pagesa qesharake për trajneret, vetëm 10 mijë leke të reja në muaj. Kjo është skandaloze. Duhet të ndryshojmë pagesat për trajneret e kualifikuar”, tha Artin Kovaçi, drejtues i klubit shumësportësh “Elbasani”.

Ndërsa përfaqësuesi i klubit të volejbollit “Barleti”, Artan Pogoni sheh si aspekt shumë shqetësues edhe dyndjen e sportistëve të huaja në volejbollin shqiptar si pasojë e kampionatizmit të tepruar të drejtuesve të ekipeve, duke i kufizuar hapësirat në maksimum vajzave që rriten në ekipet e moshave.

“Numri i lojtarëve të huaja në fushë duhet të jetë i kufizuar në dy lojtarë. Arsyeja është e thjeshtë, për t’i dhënë mundësi djemve dhe vajzave shqiptare që të aktivizohen.Kemi prej vitesh mungesë të ekipeve kombëtare për të rritur dhe të rritura sepse vajzat dhe djemte tanë nuk gjejnë hapësirë për të luajtur dhe në këtë mënyrë nuk ka cilësi për të ngritur një ekip kombëtar. Ata nuk kanë ku të aktivzohen pas moshës me U-20. Nëse do  vazhdojmë me këtë invasion me këtë lojtarëve të huaja, vajzat tona nuk do të jenë më në volejbvoll”, u shpreh Artan Pogoni, përfaqësues i klubit “Barleti”.

Sezoni i ri në volejboll nis në 15 shtator. Tek femrat rikthehet në mesin e më të mirëve ekipi i Dinamos ndërkohë që largohet për arsye ende të panjohura Erzeni i Shijakut, ekip që një sezon më parë ka luftuar për kampion në kampionatin e volejbollit të meshkujve./vizionplus.tv

Read Entire Article