Shqipëria sot në Çeki, kuqezinjtë optimist, Laçi-Kumbulla: Ndaj Ukrainës duam vetëm fitore

1 week ago 44
Reklamë

Shqipëria mbylli përgatitjet në  Tiranë  dhe u nis mesditën e kësaj të enjteje drejt Çekisë, atje ku do të  luajë  ndeshjen e parë  të  edicionit të  ri të  ligës së  kombeve. Kundërshtari i të  shtunë s në  mbrëmje do të  jetë  Ukraina, e cila për shkak të  gjendjes së  luftës me Rusinë  është  e detyruar që  ndeshjet ndërkombëtare t’i luajë  jashtë  vendit.

Duke shtuar këtu edhe Gjeorgjinë  dhe Çekinë, pjesë  e  grupit B1 në  ligen e kombeve, atëherë  kemi të  bëjmë me një  rivalitet të madh mes kë tyre skuadrave të  gjitha pjesëmarrëse në  kampionatin e fundit europian. Si e tillë  ndeshja e parë  është  menjëherë e rëndësishme për kuqezinjtë sa i takon objektivit për vendin e parë  në  grup. Për Qazim Laçin ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e veçantë për të, pasi do të luhet në stadiumin e klubit të tij, “Sparta Prague”.

“Mezi po presim që të vazhdojmë një aventurë të re në kompeticionin Nations League. E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën, sepse luajmë në Çeki te stadiumi im”, tha mesfushori i kombëtares Qazim Laçi.

Ndërsa Marash Kumbulla u shpreh se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e vështirë, por theksoi se Kombëtarja do të futet në fushë vetëm për fitore.

“Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë”, u shpreh mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla.

Ndaj Ukrainës, Silvinjos i mungojnë lojtarë  si Gjimshiti, Ajeti, Daku dhe Broja, të  cilët janë të dëmtuar dhe pezulluar, ndaj në  raport me ndeshjet ne Europian do të  ketë disa ndryshime në formacion./vizionplus.tv

Read Entire Article