Shqiptarët dhe grekët grushte për një vend parkimi

8 months ago 43
Reklamë

GREQI– Tre persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të egër mëngjesin e Vitit të Ri.

Shkak i sherrit ishte një vend parkimi, sipas medieve greke.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e Vitit të Ri në rrugën Evrou në zonën e Sykes (Selanik), kur grupi prej pesë personash (23 deri në 32 vjeç) kanë nisur të debatojnë me dy të rinj, pasi i shqetësonte vendi ku kishin parkuar makinën.

Në fakt, episodi nuk u ndal me kaq, pasi grupi prej pesë personash, mes tyre edhe një 30-vjeçare, sulmuan dy të rinjtë dhe i rrahën ashpër në mes të rrugës.

Në sherr u përfshi edhe babai i njërit prej dy të rinjve, i cili gjithashtu përfundoi në spital.

Viktimat e sulmit brutal u desh të transferoheshin në spitalin e Hipokratit, ndërsa autorët, dy me origjinë shqiptare dhe tre grekë, u arrestuan dhe u akuzuan për lëndime të rrezikshme trupore në seri.

Mesditën e së enjtes ata u dërguan në Gjykatën Penale Njëanëtarëshe të Selanikut, por çështja u shty për shkak të abstenimit të avokatëve./vizionplus.tv

Read Entire Article