“Shqiptarët e Gjermanisë janë të studiuar”, Bledar Milaqi tregon sa paguhen mjekët dhe kamarierët

5 months ago 21

Sekretari i përgjithshëm i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” Bledar Milaqi, foli sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus për emigrantët shqiptarë të Gjermanisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype, Bledar Milaqi tha se ndryshe nga emigrimi tradicional drejt Greqisë dhe Italisë, shqiptarët që emigrojnë drejt Gjermanisë janë një klasë e përgatitur nga ana profesionale, pra janë persona që kanë një profesion një zanat, që shkojnë në Gjermani përmes kontratave të punës.

Milaqi tha se shqiptarët shkojnë të përgatitur në Gjemani dhe se nuk hasen me probleme madhore për integrimin në shoqërinë gjermane.

Ai tregoi ndër të tjera se sa janë rrogat e mjekëve dhe kamarierëve në Gjermani.

Bledar Milaqi: Në dallim nga emigracioni tradicional sicc ka qenë në Greqi, të larguarit nga Shqipëria që shkojnë në Gjermani janë ata që kanë studiuar, është një klas profesionale kryesisht në sektorin e mjekësisë, inxhinierisë, infermierisë. Janë ata që kanë një lloj formimi profesional. Nuk ka statistika që të vlerëosjë integrimin e tyre në Gjermani. Nëse i referohemi tregut të punës ato janë persona që kanë ardhur me një kontratë pune. Ata dallojnë nga didush që tenton të integrohet në punë përmes atij 3 mujorshit. Shqiptarët në vetvete edhe për shkak të njohurive të gjuhëve nuk kanë problem me integrimin në punë. Ndoshta këtu përballen me monotoninë, rutinën e punës.

Sa është paga mesatare e një mjeku?

Bledar Milaqi: Gjykoj që është 400 deri në 500 më e lartë se në Shqipëri, ndërsa kamarieri, paguhet me 12 euro e gjysmë ora, pastaj varion nga lloji kontratës./vizionplus.tv/

Read Entire Article