Shqiptarët në “Mëngjesin e Lutjeve”, Mediu në forumin e sigurisë: Kujdes nga influenca ruse e kineze në Ballkan

7 months ago 19
Reklamë

Me rastin e Mëngjesit të Lutjeve delegacioni i parlamentit shqiptar ka mbërritur për nëj vizitë disa ditore në SHBA, ku po zhvillon takime me senatorë e kongresmenë.

Pjesë e delegacionit është edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir mediu i cili së bashku me kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt organizuan Forumin e Sigurisë me temë “Ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”.

Mesazhi kryesor i konferencës ishte rritja e mbështetjes për aleatët ballkanikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe NATO.

Ndërhyrjet politike dhe dezinformimi u vlerëuan si mjetet kryesore të ndikimit rus, ndërsa investimet ekonomike dhe në infrastrukturë janë mënyrat sesi Kina përpiqet të ndikojë në rajon.

“Ata përpiqen të ndezin konflikte të reja, të krijojnë një lloj status-quoje përsa i takon problemeve të pazgjidhura, të pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe të zgjerojnë influencën e tyre gjeoekonomike dhe gjeopolitike”, tha Mediu.

Ish-Ministri shqiptar i Mbrojtjes propozoi që vendet e Ballkanit, anëtare të NATO-s, të ndërmarrin masa për të krijuar mekanizma parandaluese politike dhe ushtarake në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështjet legjislative, Naz Durakoglu, theksoi edhe rëndësinë e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. /vizionplus.tv

Read Entire Article