Shtëpia e mbuluar nga pellgje gjaku/ Dyshohet se vrau gruan dhe katër fëmijët, arrestohet 33-vjeçari në Francë

8 months ago 57
Reklamë

Një hetim filloi pasi pesë trupat e tyre u gjetën në një banesë në Meaux, 40 km (25 milje) në veri-lindje të Parisit.

Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të moshave nga nëntë muaj deri në 10 vjeç.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier përshkroi një skenë dhune ekstreme kur policia arriti në banesë, me pellgje gjaku në vendngjarje.

Sipas BBC, prokurori tha se babai i fëmijëve nuk ishte i pranishëm në vendngjarje.

Alarmi u ngrit pasi një fqinje kishte tentuar të komunikonte me familjen dhe kur pa qepenat e ulura, mendoi se diçka nuk shkonte.

Ajo tha për mediat franceze se kishte gjetur gjak në dorezën e derës dhe para derës dhe më pas thirri policinë.

Policia e gjurmoi të dyshuarin duke ndjekur pamjet e CCTV, dhe e arrestoi përfundimisht në shtëpinë e babait të tij në Sevran aty pranë.

Bladier tha se i dyshuari ishte i njohur për policinë për shkak të një rasti të mëparshëm të dhunës në familje, edhe pse ai nuk kishte precedentë penalë.

Në vitin 2019, një muaj para lindjes së fëmijës së tretë të çiftit, i dyshuari sulmoi me thikë partneren e tij, sipas prokurorit.

Shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po heton vrasjet. Bladier tha se nëna dhe dy vajzat e saj më të mëdha të moshës 10 dhe 7 vjeç kishin një numër të madh plagësh me thikë.

Dy më të vegjlit, një djalë katër vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe, nuk kishin asnjë plagë të dukshme në trup dhe dyshohet se ishi9n mbytur. Ekzaminimet e tyre pas vdekjes do të bëhen të mërkurën.

Fqinjët thanë se nëna 35-vjeçare ishte “e mirë dhe fliste me të gjithë”.

Një grua tha për autorin e dyshuar se ai ishte një njeri i qetë. Ajo tha se gruaja kishte folur për depresionin e burrit të saj pas humbjes së punës. Fqinji tha gjithashtu se i dyshuari po merrte trajtim.

Pas sulmit në vitin 2019, nëna nuk ngriti akuza dhe çështja u pushua për shkak të shëndetit mendor të partnerit të saj në atë kohë.

Bladier tha se, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dokumente që tregonin shtrimin në një spital psikiatrik në vitin 2017 dhe një recetë për qetësues.

Rajoni i Parisit është përballur me një seri vrasjesh foshnjore, ku në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar rrëfeu se kishte vrarë tre vajzat e tij, katër, 10 dhe 11 vjeç, dhe në fund u dorëzua.

Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e tij në qytetin e Alfortville, në periferi juglindore të kryeqytetit.

Në tetor, një polic vrau tre vajzat e tij përpara se të vriste veten në shtëpinë e tij në Vemars në Val-d’Oise.

Read Entire Article