Shtohen turistët në Shirokë, vija liqenore e Shkodrës e frekuentuar në çdo stinë të vitit

5 months ago 31

E cilësuar si një prej perlave të turizmit, vija liqenore e liqenit të Shkodrës mbetet e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj.

Bukuritë e natyrës të ndërthurura me mikpritjen janë elementët që nxisin vizitorët ta frekuentojnë Shirokën dhe Zogajn në cdo stinë të vitit.

Vij nga Gjermania dhe kam një javë që kam nisur turin në Shqipëri. Kam vetëm 1 ditë që ndodhem në Shkodër dhe është një vend i mrekullueshëm. Pamja e liqenit shumë e bukur, të përcjell një qetësi të papërshkrueshme. Njerëzit janë mikpritës dhe të dashur. Jam i surprizuar nga ky vend dhe mendoj se është ideal për pushime. Provova djathin, mishin, ndërsa gruaja peshkun dhe ishin shumë të shijshme.”

“Vizita ime këtë herë do të jetë e shkurtër këtu. Por mund të them se pamja e liqenit është e mrekullueshme dhe të përcjell një qetësi. Ajri gjithashtu shumë i pastër. Një problematikë që kemi hasur është rruga, e cila nuk është e mirëasfaltuar dhe na sjell vështirësi gjatë ecjes me makinë. Megjithatë si përshtypje e parë, mund të them se jemi të mahnitur nga ky vend”.

Për banorët e Shirokës por edhe vizitorët vendas, shqetësimet më të mëdha janë tek pastërtia, mungesa e parkingjeve dhe rruga e amortizuar që lidh Shirokën me Zogajn.

Sezoni turistik në Shirokë nuk ka një datë nisje dhe as mbyllje, pasi ajo frekuentohet në cdo ditë të vitit, por muajt e verës shtojnë praninë e pushuesve.

Megjithatë masat e marra nga pushteti vendor janë ende minimale, ndonëse kjo zone, për shkak edhe të afërsisë me qytetin dhe frekuentimit të lartë që ka, do të duhej të ishte në qendër të vemendjes, sa i përket investimeve dhe kujdesit./vizionplus.tv/

Read Entire Article