Si ndihet pasi Berisha i mori vulën dhe logon? Basha: Si demokrat, vendimi prapavijë për të mbajtur Ramën në pushtet

3 months ago 32
Reklamë

Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me kryetarët e dëgëve. Duke folur për vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit e cila i dha logon dhe vulën e PD Sali berishës, Lulzim Basha tha se duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Ndërsa shtoi se ai dhe demokratët do të gjejnë rrugën për më të mirën, pasi nuk e kanë patur betejën për vulë dhe karrige.

I pyetur se si ndihet pas vendimit të gjykatës, Basha tha se ndihet demokrat dhe se do të vijojë luftën për rrëzimin e qeverisë.

Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje. Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet. Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra. Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish sesi ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën”, u shpreh Lulzim basha pas takimit me krerët e degëve.

Read Entire Article