Kokainë, telefonë dhe karikues, janë objektet e gjetura në oborrin e burgut të Peqinit. Lënda narkotike apo sende të tjera dërgoheshin përmes dronëve, teksa një prej tyre u pikas nga kamerat e sigurisë.
Droni që vërtitej mbi burgun e Peqinit mbante “porositë” e të burgosurve. Pas sinjalizimit dhe kapjes së dronit u zbulua se në të ndodheshin 31 doza kokainë , 210 gr hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe 8 fisha karikimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Kjo ngjarje është e përsëritur, pasi pak ditë më parë janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare. Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gadishmëri në të gjitha IEDP./vizionplus.tv