Situata alarmante në Gaza, 21 nga 36 spitale janë jashtë funksionit

8 months ago 28
Reklamë

Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës ndërsa një delegacion i Hamasit ndodhet  në Egjipt për të diskutuar një plan armëpushimi, i cili përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e lëvizjes islamike palestineze.

Teksa autoritetet janë në fazën e negociatave, populli i Gazës vijon të ‘lëngojë’ nga dhimbjet e tmerrshme të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit. Viktimat rriten vrullshëm çdo ditë e orë, ndërsa të mbijetuarit duhet të braktisin gjithçka e të largohen për të shpëtuar jetët e tyre.

Ata që nuk kanë mundur të largohen vuajnë mungesën e nevojave më elementare njerëzorë, që nga uji, ushqimi e deri tek medikamentet bazë, si anestezia. Operacionet po kryhen pa anestezi duke i bërë civilët dëshmi të gjalla të çnjerëzores.

Së fundmi, një tjetër ‘sirenë alarmi’ ka tronditur botën. Autoritetet njoftuan se 21 nga 36 spitale të Gazës janë krejtësisht jashtë funksionit, për shkak të sulmeve të Izraelit. Spitalet funksionalë vuajnë mungesën e medikamenteve, në një kohë që janë të tejmbushur me pacientë.

Nga ana tjetër, Izraeli shprehet se ka goditur vetëm godina ku ka informacion se strehohen anëtarë të Hamasit./vizionplus.tv/

Read Entire Article