Skamja “gjunjëzon” Gazën, mijëra civilë rrethojnë autokolonën e ndihmave për ushqim

8 months ago 41
Reklamë

Mijëra civilë të dëshpëruar rrethuan një kolonë ndihmash në Gazën veriore, duke kërkuar ushqim në mes të një krize urie. Sulmet vdekjeprurëse kanë vështirësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë, gjë e cila ka sjellë një skamje të jashtëzakonshme për popullsinë e mbetur në zonat e luftës, e cila po i shtrin “tentakulat” gjithnjë e më shumë.

Pothuajse të gjithë 2.2 milionë banorët e Gazës po përballen me urinë akute , paralajmëroi Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë në fillim të kësaj jave.

Ndërkohë, ushtria izraelite paralajmëroi sërish civilët që të largohen nga Gaza qendrore, duke theksuar se do të ketë sulme edhe aty.

21 civilë u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë banimi në Rafah, teksa një mjek në Spitalin Al-Kuwaiti tha për CNN se 12 fëmijë dhe katër gra ishin në mesin e të vdekurve.
Në një tjetër sulm ajror të izraelit, 16 persona u vranë në lindje të Khan Younis në Gaza të enjten./vizionplus.tv/

Read Entire Article