Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që dënon problemet e evidentuara në shtetin grek, duke e konsideruar këtë të fundit si një vend që përbën rrezik për vlerat e Bashkimit Europian. Skandalet me emigrantët e paligjshëm të dëbuar, përgjimet, hetimet e cala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë, sulmet kundër fjalës së lirë, kanë marrë një përgjigje “therëse” nga PE për Greqinë.
Rezoluta u miratua me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime.
Nga ana tjetër, Greqia e konisderoi si lojë politike të Parlamentit Europian, që synon uljen e prestigjit të shtetit grek dhe arritjeve të shënuara. Megjithatë, të gjitha skandalet që kanë shoqëruar vendin europian rezultojnë të dokumentuara, të cilat shpesh herë kanë bërë që Greqia të “kryqëzohet” nga bota./vizionplus.tv/