Skandali në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Kikia: Në një ekip gjithsecili ka përgjegjësi, s’mund të fshihen pas suksesit

2 months ago 41

Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez.  Në ceremoninë hapëse të ‘Parisi 2024’ mbrëmjen e 26 korrikut, ekipi shqiptar ka valëvituar një flamur që është imitim kinez.

Një ngjarje e tillë ka ngjallur shumë indinjatë dhe reagime në rrjete sociale. Edhe atletja Luiza Gega ndonëse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes dhe e ka ndjekur ceremoninë nga televizori si shumë shqiptarë të tjerë e konfirmoi dhe ka shprehur kritika.

Gega tha se flamuri ishte imitim kinez dhe nëse ajo do të kishte qenë flamurmbajtëse, nuk do të kishte pranuar që të parakalonte me atë flamur.

Të ftuar në “Vizioni i Pasdites” në ekranin e Vizion Plus, me moderatoren Brikena Prifti ditën e sotme ishin gazetari Mentor Kikia, piktori Helidon Haliti dhe ekspertja e lëvizjes olimpike Elda Gjoka.

Sipas Halitit, flamuri duhet të ishte kontrolluar dhe do të ishte mirë nëse simbolika do të ishte korrekte.

Gazetari Kikia tha se përgjegjësia nuk është e sportistit që falëvit një flamur i cili nuk është origjinal, por është përgjegjësi e personave që merren me kontrollin e protokollit.

Haliti: Arti simbolikën e tij e ngjiz në kokë për vite të tëra. Flamuri duhet të ishte kontrolluar, është gjëja më elementare që mund të bëjë artisti dhe pastaj ta zbulojë sportistja që e mbajti. Fakti që Kina ka futur flamurin shqiptar në prodhimin e vet do të thotë që ka kërkesë. Ka një komision të posaçëm që vendos simbolikat. Një flamur na i ul pak dhimbjen, por do të ishte mirë që të ishte korrekt.

Kikia: Për sportistin nuk është përgjegjësi. Mjafton t’i japësh flamurin dhe ai do ta ngrejë. Mendoj që nuk duhet të ngatërrojmë simbolin zyrtar nga flamuri si mall. Është një produkt që shitet dhe në momentin kur ka treg, nuk ka një punishte të licencuar që prodhon flamuj. Simboli zyrtar nuk duhet të çedojë në mënyrë absolute.

Gjoka: Eksperianca ime nga lojërat olimpike e njeh shumë mirë protokollin. Është detyrë e zyrës, e përgjegjësit të komunikimit ose atij që është përgjegjës për protokollin për të monitoruar mbarëvajtjen e simboleve. Shteti ynë për detajet dhe simbolikën ka përgjegjësi shumë të madhe. Shpesh jemi neglizhentë me gjëra që kanë të bëjnë me protokolle strikte.

Kikia: Raporti mes ngjarjes dhe simbolit duhet ndarë. Jam dakord që të festojmë sepse u morën medalje, por duhet të ketë respekt ndaj simbolit. Në një skuadër apo në një ekip apo ngjarje janë të ndara gjërat. Sportisti përgjigjet për tu stërvitur, ai tjetri përgjigjet për të parë flamurin, dikush përgjigjet për testin që sportisti të mos ketë marrë dopping. Në një ekip nuk mund të fshihen të gjithë pas një suksesi. Gjithsecili ka përgjegjësinë e vet. Qytetari nuk e njeh simbolin në detaje dhe s’ka pse ta njohë. Protokolli shqiptar duhet të përgjigjet për ruajtjen e korrektesës për sa i përket simbolit shqiptar./vizionplus.tv

Read Entire Article