Skandali tek “Onkologjiku”, Bardhi: PD ka kërkuar Interpelancë me Koçiun, ka pasur denoncime, por zero veprime

2 months ago 24
Reklamë

Ditën e sotme grupi i PD-së zhvilloi mbledhje dhe në fokus të diskutimeve ishte skandali i zbuluar në spitalin “Onkologjik”.

Në një dale për mediet, pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit, Gazment Bardhi bëri me dije se kanë kërkuar interpekancë urgjente me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu

“Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për atë që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët.Kërkesa për interpelancë, është dorëzuar sot. Secili nga ata që janë përfshirë në skemë, pasi ka dhe të tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Skandali:

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”./vizionplus.tv

Read Entire Article