Skenar i denjë për një film aksion ishte ai i grabitjes së 1 milionë euro nga një makinë e blinduar në Larvio të Greqisë.
Mediat helene kanë nxjerrë detaje të reja nga grabitja në mes të qytetit.
Grabitësit kishin ndjekur makinën e transportit të parave dhe pritën momentin e duhur për ta sulmuar.
Gjatë kohës që makina e blinduar ka ndaluar para një dyqani lodrash për të mbledhur paratë, një tjetër mjet i është afruar me shpejtësi dhe me mjet prerës i ka çarë gomat, ndërsa grabitësit të armatosur dhe me maska i kanë bërë presion punonjësit që të hapte dyert e makinës së blinduar nga ku kanë marrë 1 milionë euro.