Skenar kaosi në Kuvend? Nga ligji për bastet te marrëveshja me Italinë për emigrantët, çfarë do të diskutohet sot

7 months ago 8
Reklamë

Ditën e sotme, në orën 10:00, si çdo të enjte do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Por, për shkak të aksionit opozitar, pritet që edhe sot seansa mos zhvillohet në kushte normale.

Lexo edhe :

Related Posts

Tensionet pritet të rriten edhe për shkak të numrit të lartë të deputetëve të PD të përjashtuar.

Ditën e djeshme, Sekretariati i Etikës vendosi edhe prjashtimin e 4 deputetëve të tjerë.

Gazment Bardhi u përjashtua me 10 ditë. Ndërsa me 20 ditë u përjashtuan deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka.

Ditën e sotme pritet të kalojnë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët si dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to./vizionplus.tv

Read Entire Article