Skraparliut i shkon keq aventura “hot” në Tiranë, arrestohet në qendër masazhesh bashkë me prostitutat

6 months ago 16
Reklamë

Një 31-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se kishte kishte përshtatur një qendër masazhesh për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Ndërkohë u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë  gjithashtu një punonjëse e qendrës si edhe një klient i qendrës së masazheve, 21 vjeç, banues në Skrapar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.

Si rezultat i tij:

▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– M. C., 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪️u proceduan penalisht:

– D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
– A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.

Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet./vizionplus.tv.

Read Entire Article