SONDAZHI: 30% e demokratëve bëjnë thirrje që Biden të tërhiqet nga gara për President

4 months ago 19

Një në tre demokratë mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga kandidimi për një mandat të dytë, pas debatit “katastrofik”  të javës së kaluar me Donald Trump.

Sondazhi dyditor zbuloi se si Trump, 78, dhe Biden, 81 vjeç, siguruan mbështetjen e 40 përqind të votuesve të regjistruar, që do të thotë se presidenti demokrat nuk humbi terren pas debatit.

Në një betejë “kokë më kokë” me Trump, vetëm Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack Obama, do të bënte siguronte mbështetje më të madhe se Biden, 50% kundrejt  39% të Trump. Michelle Obama ka deklaruar shumë herë se nuk ka ndërmend të kandidojë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

32 % e votuesve demokratë thanë se Biden duhet të tërhiqej pasi nuk arriti të shmangë sulmet e Trump gjatë debatit.

Biden është zotuar të vazhdojë fushatën e tij. Nëse ai do të largohej, demokratët që ka të ngjarë ta zëvendësonin do të performonin njësoj ose më keq se ai kundër Trump, sipas sondazhit.

Për shembull, zëvendëspresidentja Kamala Harris është një pikë prapa Trump (42% kundrejt 43%).

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ylli në rritje i partisë, do të ishte pak më keq, me 39 për qind ndaj 42 për qind të Trump./vizionplus.tv

Read Entire Article