Sondazhi i Institutit Republikan Amerikan: Shqipëria në drejtimin e duhur, SPAK shpresë kundër korrupsionit

7 months ago 17
Reklamë

A po shkon vendi në drejtimin e duhur? Mes ngërçit të shkaktuar nga opozita në Parlament dhe inflacionit të akuzave politike, Instituti Ndërkombëtar Republikan i  dha përgjigje kësaj pyetje përmes një sondazhi kombëtar, ku rezultoi se perceptimi publik anon nga fakti se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ky perceptim përforcohet nga një tjetër e dhënë, pasi  pyetjes se kush fiton zgjedhjet lokale nëse ato zhvillohen të dielën e ardhshme , rreth 47 përqind janë të gatshëm të  votojnë Partinë Socialiste, ndërsa vetëm 17 përqind janë pro opozitës.

Megjithatë thembra  e Akilit vijon të jetë korrupsioni,  pasi  86% e të anketuarve janë të mendimit që ai është një nga problemet me serioze ne Shqipëri. Por,  rreth 58% e të anketuarve mendonin se vendi është në drejtimin e duhur. Shpresën të anketuarit  mesa duket  e shohin tek  Struktura e Posaçme Antikorrupsion e cila  ka ngjallur shpresën në luftën kundra korrupsionit.  Sipas anketës rreth 69% e të anketuarve kanë besim se SPAK do të luftojë korrupsionin në vend.

Një nga elementët e formimit të opinionit publik  është media. Sipas sondazhit të Institutit ndërkombëtar Republika , rreth 77 përqind e shqiptarëve vazhdojnë të informohen nga televizioni dhe në vend të dytë renditen mediat sociale dhe interneti. Sondazhi nxjerr në krye të klasifikimin Top Channel si media e parë dhe kryesore në vend me audiencën   dhe me besueshmërinë më të lartë te qytetarët.

Për nxjerrjen e këtyre të dhënave, Institut Ndërkombëtar Republikan në bashkëpunim  me IDRA intervistoi rreth 1800 qytetarë shqiptar mbi moshën 18 vjeç në të gjithë territorin  e vendit.

Top Channel

Read Entire Article