Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./vizionplus.tv