Derbi i Madridit është gati të dhurojë spektakël sot në mbrëmje në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Atletico Madrid dhe Real Madrid do të zbresin në fushë në një ndeshje që garanton emocione të mëdha dhe dy ekipet do të kërkojnë vetëm fitoren.
Ka kaluar thuajse një vit që kur ekipi i Carlo Ancelotti mundej me shifrat 3-1 nga Atletico dhe që atëherë është e vetmja humbje për Realin në La Liga.
Edhe pse pa yllin e skuadrës, Kilyan Mbappe, tekniku italian duket se e ka gati zëvendësuesin e tij, që me shumë gjasa pritet të jetë talenti Endrick, i cili gjithashtu prej shumë kohësh kërkon një mundësi prej minutës së parë.
Përveç yllit francez, dy mungesat e tjera të sigurta do të jenë Brahim Diaz dhe Alaba, ndërsa Camavinga është në dyshim. Edhe Atletico nuk do të jetë me grupin e plotë. Trajneri Diego Simeone bën llogaritë pa Azpilicueta dhe Barrios.
Pavarësisht mungesave, spektakli në këtë supersfidë është i garantuar. Takimi do të luhet sot, duke nisur prej orës 21:00.
/a.r