Sot seancë gjyqësore për organizatorin dhe një nga 4 agresorët që dhunuan në mënyrë brutale avokatin Sokol Mëngjesi, Prokuroria kërkon burg

5 months ago 26

Sot, 1 qershor 2024, do të zhvillohet seancë gjyqësore për organizatorin e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi , Dritan Nano, dhe për një nga katër dhunuesit, Dorjan Alia.

Tre dhunuesit e tjerë Drivald Alia, Elton Kasa dhe Romario Tabaku janë ende në kërkim nga policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorjan Alian.
Ndërsa për tre dhunuesit e tjerë që janë në arrati, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë.

Sokol Mëngjesi u dhunua me sende të forta në kokë në zonën e ish-bllokut, pak minuta pasi kishte lënë djalin e mitur në kopsht.

Aktualisht Mëngjesi ndodhet në spitalin e Traumës, në intubim në gjendje të rënduar shëndetësore.
Porositësi i sulmit dyshohet të jetë Dritan Nano. Ky i fundit kishte refuzuar të shlyente detyrimet ndaj avokatit, edhe pse ky i fundit e kishte fituar procesin gjyqësor për një pronë të trashëguar.

Dritan Nano ka mohuar akuzat ,por dëshmia e të riut Dorjan Alia i cili u vetëdorëzua dhe pranoi krimin, zbuloi se ai së bashku me 3 të tjerë ishin porositur nga Nano për t’i dhënë një mesazh kërcënues avokatit. /vizionplus.tv

Read Entire Article