SPAK rrëzoi kërkesën për të marrë pjesë në Kuvend, avokatët e Berishës ankimojnë vendimin

7 months ago 24
Reklamë

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha ankohen në gjykatën e posaçme për vendimin e SPAK që refuzoi Berishën, i cili kërkoi javën e kaluar leje për të marre pjesë në seancat e Kuvendit.

Mbrojtja e Berishës thotë në apelim: “Berisha është deputet. Nuk ka vendim për heqje mandati kështu që duhet shfuqizuar vendimi i SPAK.”

Berisha sipas tyre duhet të shkojë në seancë parlamentare te enjteve.

Sipas kërkesës së dorëzuar gjykatës nuk mund të krahasohet me kazusin e shpallur nga gjykata e lartë në 2015 (Mark Frrokun) , pasi Berisha nuk është në arrest me burg.

Avokatët e Berishës i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha: “Kemi depozituar një precedent që vjen nga Strasburgu me kazus Selahatin Demirtas kundër Turqisë, deputet i opozitës në këtë vend, për të cilin Strasburgu tha duhet kujdes për deputetët sidomos kur janë të opozitës”.

Top Channel

Read Entire Article