SPAK shpall në kërkim ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka

4 months ago 27
Reklamë

Vizion Plus mëson më shumë detaje rreth operacionit policor që ka nisur që prej mëngjesit sot në disa qytete të vendit, me urdhër të SPAK.

SPAK ka lëshuar 43 masa urdhër arresti për persona të ndryshëm, kontigjent të krimit në Shqipëri.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetarja Blerina Cene raporton se në mesin e personave të shënjestruar sot nga SPAK është edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas hetimeve për dosjen 339, u shfajësua nga katër akuzat që ishin ngritur ndaj tij mbi tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, është hetuar në të kaluarën si pjesë e një grupi kriminal pas hetimeve për dosjen 339.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Në vitin 2019 ai  u shfajësua nga katër akuzat që ishin ngritur ndaj tij mbi tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Ndoka akuzohej për “Falsifikimi të dokumenteve ” në bashkëpunim,”Falsifikimi të vulave , stampave ose i formularëve” në bashkëpunim, “Shpërdorimi i tokës” në bashkëpunim  dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Sipas informacioneve të deritanishme masat për urdhër arrest janë lëshuar për: vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Plaurent Dervishajn, Endrit Doklen, Valter Bamin, Durim  Bamin dhe  vëlllezërit Avdylaj./vizionplus.tv/

Read Entire Article