SPAK verifikon Arqile Bollanon, kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është paditur për abuzime me pronat

4 months ago 22

Saga e Bashkisë së Himarës duket se nuk ka fund, as me zgjedhjen e kryetarit të ri të komanduar Arqile Bollano, pasi edhe ky i fundit ka përfunduar në sitën e Prokurorisë së Posaçme.

Bollano është bërë subjekt verifikimi nga SPAK në lidhje me një hetim që nisi Prokuroria e Vlorës pas disa kallëzimeve të banorëve të zonës për tjetërsim pronash.

Lexo edhe :

Related Posts

Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano

Organi i hetimit në qytetin bregdetar shpalli moskompetencën duke bërë që dosja t’i kalojë Strukturës së Posaçme.

Zyrtarisht nga prokuroria e Vlorës është bërë me dije se prej më shumë se një muaj dosja ka mbërritur në SPAK dhe kjo e fundit duhet të bëjë verifikime nëse ka elemente që i takojnë kësaj strukture.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për 4 hektarë tokë në Himarë ku përfitues është edhe Bollano, pronë e marrë  në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga Jorgo Goro.

Kallëzuesit kanë pretenduar se ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre, dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano. Pas verifikimeve pritet që ai të merret në pyetje nga hetuesit e SPAK.

Arqile Bollano është kryebashkiaku i tretë i Himarës që përfundon në Prokurorinë e Posaçme. Gjatë vitit të fundit në karrigen e pushtetit vendor të Himarës kanë kaluar 4 emra.

Fredi Beleri u arrestua pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit i akuzuar për blerje votash. Edhe pse u zgjodh kryebashkiak, ai nuk e gëzoi postin pasi u kap nga policia dhe së fundmi u dënua me formë të prerë nga Apeli i Posaçëm.

Në detyrë pas arrestimit të Belerit mbeti Jorgo Goro, edhe ky tashmë i arrestuar nga SPAK për tjetërsim pronash.

Pas Goros detyrën e mori Blerina Bala e cila u dorëhoq për arsye personale. Kjo e fundit u zëvendësua nga Arqile Bollano, emri i të cilit pak ditë pasi mori detyrën përfundoi në duart e SPAK./vizionplus.tv

Read Entire Article