Nga Ervin Sina
Në letër duket sikur në duelin Spanjë-Gjeorgji nuk do ketë histori, mirëpo ky europian deri tani ka treguar se gjithçka mund të ndodhë. Dueli i mbrëmjes së sotme në 1/8 e kampionatit europian sheh të impenjuara dy ekipe me objektiva dhe staturë krejt të ndryshme.
Spanja dominuese e futbollit të bukur dhe pretendente e madhe për fitoren finale si dhe Gjeorgjia debutuese në një Europian, por surprizë e madhe pasi kaloi fazën e grupeve. Iberikët kthehen të luajnë me titullarët takimin e sotëm, pasi në sfidën e fundit në grup fituar ndaj Shqipërisë luajtën me rezervat.
Freskia fizike e lojtarëve që nuk luajtën në ndeshjen e fundit mund të bëjë diferencën përveç diferencave të mëdha teknike që kanë ekipet. Problemi i vetëm te Spanja është fakti që disa lojtarë rrezikojnë çerekfinalen e mundshme ndaj Gjermanisë, në rast se ndëshkohen me kartonë të verdhë.
Në krahun tjetër është Gjeorgjia e trajnerit Vili Sanjol, e cila i mrekulloi të gjithë me fitoren 2 me 0 kundër Portugalisë, që i dha edhe çerekfinalet. Ekipi mbështetet sidomos tek ylli i vet i madh Kvaratshkelia pa lënë mënjanë edhe sulmuesin e Ajaksit, Mikaitadze që është golashënuesi i Evropianit me 3 gola si dhe portieri që luan në Spanjë, Mamardashvili.
Sido të shkojë ndeshja e mbrëmjes, Gjeorgjia e ka fituar Evropianin e saj./vizionplus.tv