Spanjë-Gjermani “ndriçon” Evropën, talenti dhe shifrat flasin për iberikët, por “pancerat” duan lavdinë

2 months ago 18
Reklamë

“Euro 2024” rikthehet sot me dy përballje të mëdha, nga ato të cilat lehtësisht mund të shiheshin në finale e turneut për nga tradita dhe cilësia e lojtarëve në organikë, Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë.

Sfida e parë dhe më e rëndësishmja është ajo mes iberikëve dhe pancerave, vend organizator i turneut.

Lexo edhe :

Related Posts

Përballja e madhe, gati klasike e Europës luhet në Shtutgart. Në fushë zbresin dy kombëtare që e kanë fituar këtë trofe 5 herë, 3 gjermanët dhe 2 spanjollët.

Për herë të fundit në finale këto dy ekipe ne një europian janë ndeshur në 2008, teksa fitonin iberikët 1 me 0 me një gol të shënuar nga Fernando Torres. 4 vite me parë në ligën e kombeve Spanja e shkatërroi 6 me 0 Gjermaninë, e cila gjithashtu ka 36 vite që nuk e mund skuadrën e Spanjës.

Statistikat janë bërë për tu thyer, të paktën kështu shpreson skuadra e Nagelsman, e cila mund të mbështetet te mbështetja e tifozërisë për të tentuar të thyejë një rival shumë të fortë teknikisht.

Kualiteti, shpejtësia, befasia dhe freskia e yjeve spanjolle si Rodri, Fabian Ruiz, Pedri dhe Jamal janë elementë për tu marrë në konsideratë.

Jamal u bë lojtari më i ri në historinë e finaleve të një Evropiani, ndërsa Morata është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 7 gola. Ndaj Gjermanisë nuk ka asnjë problem për De La Fuenten, me përjashtim të frikës për ndonjë karton të verdhë të Carvahal, Le Normand dhe Morata të cilët nuk do të luanin kështu gjysmëfinalen hipotetike.

Përballë Spanjës e cila ka 4 fitore deri tani në Europian është Gjermania…edhe te vetë gjermanët ka pak skepticizëm në lidhje me mundësitë që përfaqësuesja e tyre të mundë Spanjën e bukur, mirëpo nëse ka një armë të fortë që pancerat mund ta përdorin sikurse ka ndodhur gjithmonë.

Është fakti që ata nuk dorëzohen kurrë… elementet në organikë nuk i mungojnë, madje janë një miks mes eksperiencës si Nojer, Rudiger, Kimish, Gundogan dhe Kros, si dhe talenteve te mëdhenj si Musiala apo Virc. Me gjithë këto yje dhe trofe në fushë, Europa është gati të presë një duel shumë emocionues./vizionplus.tv

Read Entire Article