Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato.
Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale tha se u diskutua mbi bashkëpunimin për integrimin europian të Shqipërisë dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në këtë process
Ajo theksoi se Kuvendi, si garantues i legjitimitetit demokratik, ka marrë një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të ri që rregullon rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, duke forcuar mbikëqyrjen e institucioneve të përfshira në këtë proces.
Postimi i Plotë:
Sot, me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, diskutuam mbi bashkëpunimin për integrimin europian të Shqipërisë dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në këtë proces. Kuvendi do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit, duke fuqizuar funksionin kontrollues e mbikëqyrës, transparencën, bashkëpunimin me shoqërinë civile, median dhe qytetarët, duke avancuar reformat, mbështetur institucionet e pavarura, komisionet hetimore e të posaçme dhe luftën kundër korrupsionit. /vizionplus.tv