Kryesia miraton ndryshimet në statutin e PD që i hapin rrugë grupit të Gazment Bardhit të hyjnë në strukturat drejtuese të PD së drejtuar nga Sali Berisha.
Në mbledhjen e Kryesisë nuk munguan debatet dhe për shkak të tyre mbledhja e Këshillit u shty me një orë.
Lexo edhe :
Related Posts
Si rezultat i debate u vendos që keto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast.
Më herë, Vizion Plus ka raportuar se se në statut do të vendoset një nen sipas të cilit kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit janë automatikisht nënkryetarë të PD pa qenë nevoja t’i nënshtrohen votimit. Ndërkohë që kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare janë automatikisht anëtarë të Kryesisë, sërish pa u votuar.
Për shkak të këtyre ndryshimeve në Kryesi Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të bëhen nënkryetarë të PD./vizionplus.tv