Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën të mërkurën mbrëma gjatë një sulmi në një restorant turk në lindje të Londrës.
Fëmija ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihet gjendja e pjesës tjetër të të plagosurve. Fëmija dhe dy nga të rriturit e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.
Dëshmitarët okularë treguan se si klientët e restorantit Evin duhej të futeshin nën tavolina dhe pas karrigeve për të shmangur sulmin.
Mbetet e paqartë nëse të plagosurit kanë qenë klientë të lokalit apo kanë qenë jashtë dyqanit në kohën e gabuar. /vizionplus.tv