Sulme të kordinuara me SHBA, Sunak: Goditëm me sukses objektivat ushtarakë të Houthi

8 months ago 36
Reklamë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i konsideroi të suksesshme sulmet ndaj objektivave ushtarake të grupit Houthi në Jemen. Ai deklaroi se sulmet ishin një koordinim i punës së Mbretërisë së Bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi kryer një sërë sulmesh së bashku me aleatët që vlerësojmë se do të degradojnë dhe dobësojnë kapacitetet e Houthis”, tha Sunak.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Britania shënjestruan vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve.

“Indikacionet e para janë se këto sulme ishin të suksesshme.Qëllimi ynë është shumë i qartë, për të ulur tensionin dhe për të rivendosur stabilitetin në rajon”, theksoi kryeministri britanik.

Sipas zëdhënësit të Sunak, kryeministri britanik pritet të bëjë një deklaratë të hënën në Parlament për sulmet ushtarake në Jemen. Megjithatë, nuk ka plane për të mbajtur një votim për mbështetjen për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake, duke bërë që këto sulme të jenë ndërmarrë pa konsensusin e kuvendit britanik.

“Siç kemi thënë, dislokimi i forcave të armatosura është një prerogativë e pushtetit dhe qeveria nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar miratimin formal të parlamentit “, tha ai.

Houth, mbështetur nga Irani, kërcënon prej kohësh anijet në Detin e Kuq, duke bërë që konflikti në Lindjen e Mesme të zgjerohet./vizionplus.tv/

Read Entire Article