Sulmi me thikë në Angli, ndërron jetë një person

1 month ago 25
Reklamë

Një person ka ndërruar jertë pas një sulmi me thikë në Southport.

Sipas BBC, 8 persona u dërguan me plagë me thikë në Alder Hey Children’s Hospital, Aintree University Hospital dhe Southport and Formby Hospital, ndërsa sulmuesi u arrestua.

Raportet e Dailystar flasin për një person të vdekur, me shumë gjasa një fëmijë që vdiq në sulm.

Më herët në një deklaratë, Policia e Merseyside tha: “Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh sot, të hënën 29 korrik. Rreth orës 11:50, na thirrën në një pronë në rrugën Hart pas raportimeve për një sulm me thikë. Ka një shifër viktimash dhe më shumë detaje do të konfirmohen kur të jetë e mundur. Policia arrestoi një person dhe sekuestroi një thikë. Ai është dërguar në komisariat”. /vizionplus.tv

Read Entire Article