Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dorjan Aliaj ka pranuar para hetuesve që ata e kishin planifikuar sulmin.
Ai ka thënë se autorët e kishin ndjekur avokatin dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij.
I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.
Ngjarja ndodhi në ambientet e kopshtit nr.31 në zonën e ish Bllokut, ku Mëngjesi po çonte djalin e vogël.
Autorët janë identifikuar si Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija, dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve pak orë pas ngjarjes, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim nga policia. /vizionplus.tv