Sulmohet me çekan ndihmësi i Navalny-t: Nuk ndalem, do vazhdoj luftën!

6 months ago 20
Reklamë

Pavarësisht sulmit me çekan nga një person i paidentifikuar në Vilnius të Lituanisë, Leonid Volkov, ish ndihmësi më i afërt i liderit të ndjerë opozitar rus Alexei Navalny u shpreh se nuk do ta ndalë aktiviteti e tij.

“Do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të dorëzohem”, tha Volkov në një video të publikuar në Telegram, pas daljes nga spitali në kryeqytetin lituanez. “Ata deshën të më bënin biftek me një çekan mishi. Një burrë më sulmoi mu pranë oborrit të shtëpisë ime”, tha Volkov, i cili për shkak të sulmit theu dorën, ndërsa këmba iu godit 15 herë me çekiç. “Kjo është një përshëndetje tipike prej gangsteri nga Putini, nga banditi i Shën Petërburgut”, u shpreh ai, pa dhënë më shumë detaje mbi agresorin.

Policia nisi një hetim mbi incidentin e ndodhur në kohën kur aktivisti mbërriti në banesën e tij. Një pjesëtar tjetër i ekipit të Navalnyt, Ivan Zhdanov, postoi foto të Volkovit të gjakosur, shoqëruar me mesazhin: Gjithçka ndodhi në heshtje. Është e qartë se bëhet fjalë për një sulm politik, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sulmi u raportua së pari nga Kyra Yarmysh, ish-zëdhënësja e Navalnyt dhe sekretarja e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit (FBK), e cila tha në rrjetin social X se një burrë i paidentifikuar e theu dritaren e makinës së Volkovit dhe i hodhi atij gaz lotsjellës  para se ta godiste me një çekan mishi.

Aktivisti është mbrojtur duke e goditur sulmuesin me “derën e makinës dhe duke e qëlluar atë me shkelma”. Navalny, kritiku më i madh i Putinit, vdiq muajin e kaluar në rrethana të dyshimta në moshën 47-vjeçare në një burg në rajonin arktik të Rusisë. Vetë Volkov dhe disa aleatë të tjerë të Navalnyt u larguan nga Rusia më 2019, pasi autoritetet filluan një hetim ndaj FBK-së dhe veprimtarisë së saj. Ai u fut në listën e personave të kërkuar më 2021 për shkak të veprimtarisë së tij kundër Kremlinit.

Top Channel

Read Entire Article