Sylvinho: Nuk bëj eksperimente! Uzuni zëvëndëson Brojën, trajneri e sheh të vështirë Ligën e Kombeve

2 weeks ago 44
Reklamë

Daljen e parë përpara gazetarëve në prag të debutimit në edicionit të ri të ligës së kombeve, Silvinjo u desh ta nisë me sqarimet në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Pasi konfirmoi mungesën e Brojës për shkak të një dëmtimi dhe zëvëndësimin e tij me Uzunin, të cilin më herët nuk e mori në Europian, tekniku brazilian i Kombëtares u ndal te mungesat e Muçit, Berishës, dhe Barës si dhe risitë Zeka e Spahiu.

“Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh. Unë kam parë me gjithë stafin dhe kemi vetëm një anësor të majtë që është Asani.. Ndaj ishte momenti të vlerësonim dy të tjerë. Kemi parë shumë por Zeka dhe Spahiu janë lojtarë që duhet të vlerësojmë, janë të dy të majtë dhe mund të bëjnë praktikisht të njëjtin rol. Keidi Bare është pjesë e listës, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarët, nuk mund të zgjedh më shumë se 23 lojtarë, E njëjtja gjë vlen edhe për Muçin, mua më pëlqen shumë, por është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen.Kombëtarja është e hapur, por në këtë moment Etrit Berisha nuk ka klub”, tha Sylvinho.

I pyetur nga Vizion Plus nëse e sheh ligën e kombeve si mundësi për të freskuar kombëtaren përpara kualifikueseve të botërorit, Silvinjo deklaroi se është kundër eksperimenteve.

“Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë, në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk kemi një hapësirë pune si eksperiment, ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e të punojmë. Pas Europianit kemi më shumë experience. Tani duhet ta përmirësojmë, por duhet të përmirësojmë skuadrën të bëjmë diçka të bukur, përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër, shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm”, tha Sylvinho.

Grupin e ligës së kombeve me Ukrainën, Gjerogjinë dhe Çekinë, tre rivale që ishin në EURO 2024, Silvinjo e konsideroi të vështirë dhe të paparashikueshëm. Megjithatë trajneri shtoi se lojtarët janë të motivuar për të marër më të mirën nga këto sfida pikërisht sepse e njohin forcën e kundërshtareve. Dueli i parë ndaj ukrainasve luhet në 7 shtator në Çeki ndërsa Gjerogjinë e presim në 10 shtator në Tiranë./vizionplus.tv

Read Entire Article