Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona në Rafah të Gazës.
Ofensiva e Tel Avivit ka nxitur mjaft kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ka reaguar edhe shefi i OKB-së Antonio Guterres
“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të marrë fund”, tha shefi i OKB, Antonio Guterres.
Sakaq edhe administrata e Presidentit të SHBA-ve Joe Biden i dërgoi një ultimatum Izraelit që të marr çdo masë për të mbrojtur civilët.
“Izraeli ka të drejtë të ndjekë Hamasin dhe ne e kuptojmë se ky sulm vrau dy terroristë të lartë të Hamasit, të cilët janë përgjegjës për sulmet kundër civilëve izraelitë. Por siç e kemi qenë të qartë, Izraeli duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme për të mbrojtur civilët”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Qe nga fillimi sulmeve janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gaza. /vizionplus.tv