Tajfuni Yagi, humbin jetën 233 persona në Vietnam, zhduken mijëra të tjerë

2 months ago 27

Numri i të vdekurve nga goditja e tajfunit Yagi në Vietnam u rrit në 233 ditën e sotme. Rreth 500 personel dhe qen nuhatës janë mobilizuar për kërkimin.

Autoritetet thanë se më shumë trupa të pajetë janë gjetur nga zonat e goditura nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, thanë

Kryeministri i Vietnamit Pham Minh Chinh vizitoi u ka kërkuar punonjësve të shpëtimit të përqëndrohen në gjetjen e të zhdukurve.

Rreth 48 trupa u gjetën ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhduan kërkimin për 39 të tjerë të zhdukur pasi një përmbytje “zhduku” Lang Nu, një fshat në provincën Lao Cai.

Megjithatë, shumë lagje mbetën të zhytura në ujë dhe ekspertët parashikojnë se lehtësimi mund të jetë larg.

Në të gjithë Vietnamin, 103 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 800 janë plagosur.

Rrugët e dëmtuara shumë të fshatrave për shkak të rrëshqitjes së dheut gjithashtu pengojnë përpjekjet e shpëtimit pasi pajisjet e rënda nuk mund të sillen në vendngjarje.

Në Cao Bang, një provincë tjetër e goditur, u gjetën 21 trupa.  Ekipet e shpëtimit në këtë zonë  janë ende në kërkim për 10 të tjerë të zhdukur.

Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi Vietnamin në dekada. Ai arriti në tokë të shtunën me erëra deri në 149 km/h.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, tha se stuhia dhe pasojat e saj kanë dëmtuar gjithashtu rreth 550 objekte shëndetësore, 800 shkolla dhe më shumë se 100,000 shtëpi, duke lënë më shumë se 3 milionë njerëz pa akses në ujë të pijshëm të sigurt.

Read Entire Article