Takimi i dytë me diasporën, Rama flet të dielën para emigrantëve në Itali

3 months ago 25
Reklamë

Kanë nisur përgatitjet për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë. Ai do të zhvillohet në pallatin e lojrave me dorë “Palayamamay” në Milano.

Inxhinieri Esat Balla një prej 700 mijë shqiptarëve që jeton në vendin fqinj dhe drejtues i shoqatës “Diaspora 91-19” vlerëson se takimi i posaçëm i Edi Ramës me diasporën vjen në një çast të rëndësishëm të sfidave me të cilat ata përballen. Dhe ato janë:

“Sfidat me të cilat përballen jane zbatueshmëria e zbatimit të strategjisë kombëtare të diasporës  2021-2025, përmirësimi i shërbimeve dhe mbështetjes, integrimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor, pjesëmarrjë na zhvillimin ekonomik, përfaqësimi politik, mbështetja për sipërmarrjne, fuqizimi i diasporës dhe përdorimi i remitancave për zhvillimin e Shqipërisë”, thotë Esat Balla, drejtues i shoqatës “Diaspora 91-19”.

Mundësimi i votimit të diasporës nga aty ku jeton është kërkesa e papërmbushur nga politika dhe për këtë arsye edhe shqiptarët e Italisë kërkojnë që ajo në parlamentaret e 2025-ës të jetë një premtim i mbajtur.

“Përfaqësimi i diasporës duhet të jetë në raport të drejtë me atë kontribut që ajo jep në PBB”, shprehet Balla.

Për Esat Ballën që Italia është atdheu i dytë, ardhja e kryeministrit vetëm për diasporën është mirëpritur nga shqiptarët e Italisë. Ai thotë se pjesëmarrja do të jetë e lartë, por ai vetë ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë në “Palayamamay” në Milano të dielën.

“Nëse do të kishim mundësi të flisnim do të shkoja patjetër, nëse do të flasë vetëm Edi Rama preferoj ta ndjek nga televizori, sesa të shkojë atje”, thotë ai.

Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article