“Takimi i Ramës ishte pa kuptim”, ministri grek komenton takimin e kryeministrit me emigrantët

4 months ago 27
Reklamë

Ministri grek i shtetit Makis Voridis ka dhënë një intervistë për mediat vendase, duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë. Ai u shpreh se tubimi në një vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit nuk ishte e nevojshme.

“Nuk e di se çfarë donte të bënte Edi Rama, ishte një fjalim, një vit nga burgu i Belerit, por nuk e di nëse ishte diçka simbolike apo thjesht ndodhi. Vizita ishte e panevojshme, pa asnjë kuptim”, tha Voridis.

Ministri i shtetit shtoi se prania e kryeministrit shqiptar mes emigrantëve mund të ketë lidhje me zgjedhjet për eurodeputet.

“Ndoshta qëllimi i tij, edhe pse nuk e di dhe ai vetë e mohon, ka qenë një lloj reagimi ndaj vendimit të Demokracisë së Re për të përfshirë në fletëvotimet e saj Fredi Belerin. Nëse prezenca e zotit Rama ndikon në ndonjë drejtim, është në drejtim të votimit pozitiv të Belerit”, u shpreh ministri.

Zërave për ndalimin e takimit, ministri iu përgjigj se kjo nuk mund të ndodhte.

“Ndalimi do të tregonte se Greqia ka diçka që frikësohet. Doli se Greqia nuk ka absolutisht asgjë për t’u frikësuar. Ka mundësi që qëllimi fillestar i Ramës të ketë qenë ndalimi”, tha Voridis.

Ministri i shtetit grek u shpreh i bindur se votimi  për “Demokracinë e Re” e po ashtu për Belerin  do  te japë  një mesazh të fortë se si i jepet prioritet çështjeve të shtetit të së drejtës. /vizionplus.tv

Read Entire Article