Nga Mimoza Ibra
Pas gjithë paqartësisë së krijuar, administrata tatimore po rishikon këstet e tatimit për një grup biznesesh që janë profesionistë të lirë.
Tatimet shpjegojnë se vetëm 9000 subjekte me xhiro deri në 10 milion lekë në vit do të preken nga rillogaritja e kësteve, duke iu zbritur shpenzimet që kanë pasur në masën 30%.
Bizneset do të rinjofohen për kestët e rishikuara nga administrate timore. Njohës të fushës apelojnë për të bërë kujdes për metodën e llogaritjes së shpenzimeve.
“Duhet parë në perspektivë sepse kjo metodë e llogaritjes së shpenzmit nëse e zgjedhim sivjet, do të jetë për 3 vitet në vijim. Nëse u zgjedh këtë vit shpenzim aforfe, për tre vite do të jetë ashtu, pa marrë parasysh shpenzimet reale të miat,. Edhe kur zgjedh shpenzimet reale, unë këtë vit mund të kem shpenzime shumë, por duhet të mendoj nëse d të jetë në këto kushte edhe vitin tjetër”, tha Etleva Treska, kontabiliste.
Pavarësisht kësaj, grupet e interesit këmbëngulin për rishikim të normës së tatim-fitimit 15 dhe 23%, që për ta është shumë e lartë.
“Nuk është zgjidhje pjesa e rishikimit të këstit, por duhet rishikuar përqindja e tatim-fitimit që aplikohet në mënyrë të pabarabartë”, tha kontabilistja.
Pas padive të dorëzuara, grupet e interesit presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të ketë seancën e parë më 18 qershor.