Talenti turk nuk feston golin, bën gjestin provokues ndaj tifozërisë së Austrisë

4 months ago 33

Arda Güler është një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili në moshën 18-vjeçare po jep prova të talentit të tij të madh në ndeshjet që luan në Euro 2024 me Turqinë. Por të martën, në ndeshjen kundër Austrisë, ai gaboi.

Konkretisht, ishte minuta e 59-të kur Arda Güler bëri një gjest të shëmtuar duke u kthyer sfidues drejt tribunës në festën e 0-2 për skuadrën e tij. Ishte vetë Arda Güler ai që realizoi një goditje këndi për Demiralin për të përfunduar në rrjetë dhe lojtari i Real Madridit, në vend që të festonte golin me shokët e tij, vendosi të provokojë tifozët rivalë.

Siç raportohet, disa objekte u panë duke u hedhur në fushë dhe shokët e skuadrës së Arda Güler iu afruan me shpejtësi zonës për të larguar futbollistin e ri përpara se gjërat të dilnin jashtë kontrollit. /vizionplus.tv

Read Entire Article