“Tani jam e lirë”, Shakira akuzon hapur Pique se nuk e ka lënë të bëjë karrierë

7 months ago 22

Shakira ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi “kunja” ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique.

Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vite për të nxjerrë një disk të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.

“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më pengonte. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, është përgjigjur më konkretisht Shakira.

Shakira blames former ‘husband’ Gerard Piqué for ‘dragging’ her down while promoting new album https://t.co/w7xO4jr745

— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 26, 2024

Pique i shmanget përmendjes së këngëtares

Kunjat e yllit të estradës për ish-partnerin e saj mund të mos ndalen, por futbollisti spanjoll ka shmangur çdo pyetje për ish-partneren e tij.

Pak muaj më parë Gerard Pique u shfaq në një intervistë për “El Escorpion Dorado”.

Kur filloi të fliste me moderatorin, ai e pyeti se çfarë muzike preferon të dëgjojë në makinën e tij.

Më pas Pique u përgjigj: “Luaj atë nga Peso Pluma dhe Bizarrap “, me drejtuesin që e pyet:  “Dëshiron një këngë tjetër Bizarrap apo duhet ta lëmë me kaq?” , domethënë bashkëpunimin që ka bërë me Shakirën.

“Le ta lëmë me kaq ”, u përgjigj futbollisti.

Intervista u bë virale, dhe shumë persona e pyetën moderatorin se pse i shmangej diskutimit me të për një temë që ka shkaktuar kaq shumë reagime, siç është ndarja e tij me yllin kolumbian.

Siç tha prezantuesi, ai dhe Pique kanë një marrëdhënie shumë të mirë, të cilën nuk do të donte ta prishte duke e vënë në një pozitë të vështirë.

“Është një temë që është debatuar shumë. E vetmja që ka folur për të gjitha këto është Shakira, Pique nuk ka thënë shumë. Kur përfshihen fëmijët, përpiqem të shmang gjëra të tilla. Pavarësisht kësaj, gjatë intervistës iu referuam Shakirës ”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article