Gazetarë dhe dëshmitarë në Rafah, në jug të Gazës, thonë se tanket izraelite kanë marrë kontrollin e një rrethrrotullimi kyç në zemër të qytetit.
Marrja e rrethrrotullimit al-Awda – rreth 500 metra nga kufiri me Egjiptin – erdhi mes bombardimeve intensive izraelite
Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 16 njerëz u vranë në Rafah gjatë natës, ndërsa ka raportime për të paktën 21 vdekur në një kamp me persona të zhvendosur të martën.
Qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës janë strehuar në Rafah.
Të dielën, sulmet ajrore izraelite vranë 45 njerëz në një kamp për personat e zhvendosur – Izraeli e quajti atë një “fatkeqësi tragjike”
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent më vonë të martën për të diskutuar goditjen e së dielës.
Tym mbi xhaminë në perëndim të Rafahut
Videoja e shpërndarë në mediat sociale në gjuhën arabe tregon tymin që ngrihet mbi xhaminë Taiba në perëndim të Rafahut këtë mëngjes.
Xhamia është në Tal as Sultan dhe është në një distancë më shumë se 4 km nga rrethrrotullimi i al-Aëda – dhe rreth 1.5 km nga kampi kuvajtian ku 46 njerëz u vranë në një sulm ajror të dielën mbrëma./vizionplus.tv/