Të gjithë kundër Vis Martinajt, si Durim Bami dhe Klani Duka bashkëpunuan për të eliminuar “Mbretin e Basteve”

5 months ago 15

Megaoperacioni i SPAK ndaj grupeve kriminale, ku deri më tani janë arrestuar 20 persona nga 50 urdhër-arreste, ka nxjerrë në “dritë” planet e errëta të bosëve të krimit ndaj njëri-tjetrit por edhe lidhjet e tyre me politikën.

Nga Dosja e SPAK, rezulton se disa prej grupeve më famëkeqe në Shqipëri kishin lidhur aleanca të forta mes tyre për të eliminuar fizikisht Ervis Martinajn e njohur si “Mbreti” i Lojërave të Fatit, prej të cilit nuk ka më asnjë formacion që prej 8 Gushtit të vitit 2022.

Lexo edhe :

Related Posts

Në Dosje thuhet se Martinaj ka qenë objektivi kryesor i disa grupeve kriminale, të cilët duke njohur forcën, reputacionin dhe lidhjet e tij të forta bashkëpunonin me njëra-tjetrën për ta eliminuar atë fizikisht.

Durim Bami i njohur si i “Forti” i Niklës lidhi aleancë me “Klanin” Duka të drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, për të eliminuar ish-bosin e lojërave të fatit.

Grupi i Fushë-Krujës me në krye Durim Bamin, me ndihmën e klanit Duka dhe Fatmir Hysenit nga Vlora ka dashur të eliminojë përveç Martinajt edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në krahun tjetër nuk ka qëndruar pa vepruar as Martinaj, i cili sipas SPAK kishte lidhur aleancë me grupin kriminal me bazë në Lezhë, që drejtohej nga Arben Ndoka dhe në bashkëpunim edhe me Avdylajt në Shijak si dhe me grupin e Emiljano Shullazit pasi synonin të ekzekutonin Durim Bamin dhe Fatmir Hysenin, pasi ai akuzohej për vrasjen e krahut të djathtë të ish-bosit të lojërave të fatit, Santiago Malko.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Read Entire Article