Të nominuar si heronjtë e vitit në Suedi, kush janë dy shqiptarët që i shpëtuan jetën të riut nga mbytja 

6 months ago 28
Reklamë

Dy shqiptar të Kosovës që jetojnë në Suedi, Varnamos, janë vlerësuar nga një gjest human që e kanë bërë, pasi rruga për në shtëpi papritmas u mori një kthesë e papritur.

Aziz Berisha dhe Gjelal Mulaj të cilët punojnë si roje të sigurisë, duke u kthyer në shtëpi nga puna kanë parë një burrë të dehur i cili ishte rënë në ujë, në temperatura të ulëta.

Në një lidhje “Skype” me “Shqipëria Live”, ata tregojnë eksperiencën e tyre, se çfarë ndodhi pas këtij akti heroik.

“Policia na ka shpallur heronj, sepse mos kishim qenë ne ai nuk do të ishte gjallë, na falenderoi dhe personi që i shpëtuam jetën. Sot e kësaj dite na përshëndesin në rrugë shtetas suedezë për shpëtimin e jetës”, thotë Azizi.

“Kemi qenë nëpër media, kemi dhënë intervista çdo ditë dhe jemi nominuar për heronj të vitit, që do të shpallet në tetor të këtij viti. Shpërblim ekonomik nuk kemi marrë, por nuk e kemi bërë për këtë punë”, thotë ai.

Ata tregojnë se vijnë shpesh në Shqipëri për të kaluar pushimet, por edhe për të qenë më pranë familjarëve.

Top Channel

Read Entire Article