Të paktën 36 viktim nga rëshqitjet e dherave në Kolumbi, shumica fëmijë

8 months ago 23
Reklamë

Të paktën 36 viktima janë regjistruar nga rëshqitjet e dherave në Kolumbinë veriperëndimore, ndërsa shtatë persona janë shpallur të zhdukur.

Njëzet persona të tjerë u plagosën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që bllokuan një rrugë që lidh Medellin, qyteti i dytë më i madh i Kolumbisë, me Quibdo.

“Gjatë orëve të fundit janë gjetur edhe tre trupa të tjerë. Të dy u identifikuan nga të afërmit, i treti ende nuk është identifikuar”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Shumica e qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi ishin fëmijë të komunitetit indigjen.

Në prefekturën e Choco, e cila laget nga Oqeani Paqësor dhe në të cilën ka një pyll të gjerë tropikal, reshjet e dendura kanë përfshirë të gjithë zonën.

Më shumë se 200 persona , zjarrfikës, personel i specializuar po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, së bashku me banorë./vizionplus.tv/

Read Entire Article