Të shtëna me armë në New York, humbin jetën dy gra, plagosen disa të tjerë

1 month ago 30
Reklamë

Të shtëna me armë zjarri në një park në veri të New Yorkut, ku si pasojë  humbën jetën dy gra  dhe pesë persona të tjerë u plagosën.

Sipas mediave të huaja, qindra njerëz ishin mbledhur në Maplewood Park në Rochester kur dikush hapi zjarr rreth orës 18:20.

“Në një moment, u qëllua nga anë të shumta, duke goditur viktimat”, tha shefi i policisë David Smith në një konferencë për shtyp.

Tyasia Manning, 25 vjeç, një punonjëse e qytetit, u vra, tha policia, ndërsa Phylicia Council, 34 vjeçe, vdiq më vonë.

Policia e Rochester konfirmoi se një festë po ndodhte në zonë në momentin e të shtënave. “Në këtë pikë ne nuk e dimë se sa njerëz po qëllonin”, tha kapiteni Greg Bello të dielën në mbrëmje.

Rochester është rreth 340 milje (547 kilometra) në veriperëndim të Manhattan.

🚨#BREAKING: Multiple people, including possibly children, have been shot in a mass shooting at Maplewood Park, Rochester, NY.

📌#Rochester | #NewYork

Hundreds were gathered for an event when dozens of shots rang out, causing panic. Police and emergency crews are on the scene.… pic.twitter.com/SJQ3cxEEpc

— J Wise (@JWiseKingRa) July 29, 2024

Read Entire Article