Të shtëna me armë zjarri në Fier

8 months ago 17
Reklamë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Fermë-Çlirim në afërsi të Fierit. Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një berberane, por nuk ka patur persona të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në këkrim të autorit. Sipas njoftimit Geraldo Mahmuti 30-vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të berberanes së B.K 33-vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Njoftimi:

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article